Alfred Trebicka shkëlqen në teatrin Metropol. Duartrokitje të shumta për kastin


“Para Perëndimit”, një dramaturgji botërorë përqendrohet në dramën e mungesës së lirisë me të cilën përballet një 70 vjeçar Matthais Clausen.

3 vite pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë të re, Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha nga familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.
Aktori i mirënjohur Alfred Trebicka ka shkëlqyer në interpretimin e tij ne rrolin kryesor.
Vetë Trebicka duket i kënaqur nga pjesëmarrja dhe nga duartrokitjet që publiku dhuroi në këtë premierë. Shfaqja “Para Perëndimit” do të vazhdojë ti dhurojë publikut emocione në Tetarin Metropol, nën regjinë e Andia Xhunga e Indrit Cobani.