Anida Llane: Ju rrëfej arsyet pse u largova nga Shqipëria…!


-Anida përshëndetje! Tani që po realizojmë këtë intervistë online, ku ndodhesh, me se po merresh?

-Përshëndetje, unë aktualisht ndodhem në New York, ku kam disa kohë që ndodhem këtu dhe që jam larguar nga Shqipëria. 

-3 këngë të publikuara me klipe, a ke gjetur mbështetjen që ke pritur nga publiku?

-Publiku gjithmonë më ka mbështetur në çdo hap që kam hedhur në muzikë si nëpër koncertet që kam pasur edhe me këngët që kam lançuar. Ka qenë një mbështetje shumë e fortë për mua dhe më ka motivuar për më tej. 

-A gjete mbështetje në rrugën tënde apo pate pengesat dhe vështirësitë që cdo profesion ka në mënyrën e tij?

-Mbështetja ime më e fortë në këtë rrugë që kam pasur ka qenë gjithashtu edhe nga familja ime, pa ata nuk do kisha mundur dot të realizoja asgjë, edhe një fjalë e tyre e ëmbël më bënte që ti kaloja të gjitha vështirësitë që mund të hasja.  Si cdo karrierë edhe profesion tjetër, edhe muzika ka vështirësitë e veta sepse nuk ka asgjë në jetë që arrihet aq kollaj pa pasur pengesa edhe përplasje. Të jesh artist ka dy anë, të medaljes të mirën po edhe të keqen sepse vërtet ndihesh mirë, këndon në skenë, lançon këngë të reja, merr atë të dashurinë që populli të dhuron edhe që të bën të ndihesh krenar e shumë gjëra të tjera.  Gjithashtu ka edhe pjesën tjetër që nuk mundesh dot që të dalësh dot në një kafene të zakonshme të pish një kafe me shoqet e tua ose edhe sikur për punët e tua të dalësh nuk mundesh dot sepse je gjithmonë në vëmendjen e njerëzve që të shohin.

-Cila këngë është vulë në prezantimin tënd në publik?

-Të treja këngët që kam lancuar kanë qenë të sukseshme edhe shumë të pritura mirë nga fansat e mi që e duan muzikën time,  por për më tepër do të veçoja këngën “Me Jetu”.

-Cilën quan si vështirësinë më të madhe që ke kaluar?

-Më është dashur të kaloj një situatë pas pandemie. Në fakt në Shqipëri ka patur një sërë arsyesh që më kanë bërë të largohem kanë qenë një sërë problemesh të cilat kanë filluar prej kohësh dhe që kanë vazhduar derisa kanë kulminuar në një incident që më ka rrezikuar jetën akoma edhe sot ndihem e traumatizuar shumë !…Për mua s’ka qenë aspak e leht kam marrë shumë mjekime pa fund për dy vite gjysmë, fizike dhe psikologjike.

Kjo gjë më ka stepur për jetesën në Shqipëri. Sepse mendoj sikur përsëri të më ndodh e njëjta gjë ndihem e pasigurt për jetën! Kam kërkuar ndihem e policisë, por nuk e kam marrë ndihmën e nevojshme.

-Anida, më the që Shqipëria nuk të dha mundësinë të shprehje talentin tënd ndoshta në ndonjë kompeticion muzikor. Ky është pengu yt më i madh?

-Në fakt karriera ime ishte duke ecur shumë mirë. Unë sa kam nxjerr tri video të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku dhe unë kisha bërë shumë plane për karrierën time, për muzikën kam patur shumë ftesa kërkesa për koncerte, pra kisha shumë plane për të ardhmen atje megjithatë mu desh të lija gjithcka në mes edhe të largohesha.

-A është kjo arsyeja që ti je larguar nga Shqipëria apo ka ndonjë arsye tjetër?

-Muzika është pasioni im më I madh në jetë. Më është dashur shumë të investoj në këtë fushë duke filluar që nga shkollimi dhe më tej.  Po në këto vitet e fundit jam zhgënjyer tej mase nga disa gjëra që kam hasur, të cilat më kanë bërë ta ndërpres rrugën muzikore në vendin tim. 

-Çfarë nuk të dha asnjëherë vendi yt  po e kërkon diku tjetër?

-S’më dha përkrahjen, mbështetjen dhe  sigurinë për jetën! Mendoj që në një vend demokratik, kërkesa më minimale do ishte që një njeri të ecte rrugës i lirë dhe pa patur frikë që nga momenti në moment dicka e tmershme mund ti ndodhte. 

-Në fund, do më tregosh nëse kë ndonjë plan në muzikë?

-Jam shumë mirënjohëse për mundësitë që më janë dhënë dhe deri ku ka arritur karriera ime deri më sot. Nuk munda  ta vazhdoj për motive dhe arsye shumë të forta.

Anida Llane: The reasons why I left Albania…

-Hello Anida! Now that we are doing this online interview, where are you, what are you doing?

– Hello, I am currently in New York, where I have been here for some time and have left Albania.

-3 songs published with clips, have you found the support you expected from the public?

– The public has always supported me in every step I have taken in music, both in the concerts I have had and with the songs I have launched. It has been a very strong support for me and has motivated me to continue.

-Did you find support on your way or did you have the obstacles and difficulties that every profession has in its own way?

– My strongest support on this path that I have had has also been from my family, without them I would not have been able to achieve anything, even a sweet word from them made me overcome all the difficulties that I might encounter . Like any other career and profession, music also has its difficulties because there is nothing in life that is achieved so easily without obstacles and collisions. Being an artist has two sides, the good and the bad because you really feel good, sing on stage, release new songs, get the love that the people give you and make you feel proud and many other things. There is also the other part that you can’t go out to a regular cafe to have a coffee with your friends or even if it’s for your work you can’t go out because you’re always in the attention of people who see you.

-Which song is a stamp in your presentation to the public?

– All three songs that I have released have been successful and very well received by my fans who love my music, but I would also highlight the song “Me Jetu”.

-What do you call the biggest difficulty you have gone through?

– I had to go through a situation after the pandemic. In fact, in Albania there were a number of reasons that made me leave, there were a number of problems that started a long time ago and that continued until they culminated in an incident that endangered my life, even today I feel very traumatized!… It has not been easy for me at all, I have received many medications without end for two and a half years, both physical and psychological.

This thing has taught me about living in Albania. Because I think if the same thing happens to me again, I feel insecure about life! I asked for the help of the police, but I did not get the necessary help.

-Anida, you told me that Albania did not give you the opportunity to express your talent, perhaps in some music competition. This is your biggest pawn?

-Actually, my career was going very well. I have released three videos which have been very well received by the public and I had made many plans for my career, for music I had many invitations and requests for concerts, so I had many plans for the future there, however I had to leave everything in between even to leave.

-Is this the reason you left Albania or is there another reason?

– Music is my biggest passion in life. I had to invest a lot in this field starting from my education and onwards. Yes, in these last years I have been extremely disappointed by some things I have encountered, which have made me stop the musical path in my country.

– What your country never gave you, are you looking for elsewhere?

– He did not give me support, support and security for life! I think that in a democratic country, the minimum requirement would be for a person to walk freely and without fear that something terrible could happen from moment to moment.

-Finally, will you tell me if you have any plans in music?

– I am very grateful for the opportunities that have been given to me and how far my career has reached so far. I could not continue it for very strong motives and reasons.