“BAILAMOS”, nis transmetimin nga 9 shtatori në Tv Klan Plus e Klan Macedonia


Pritet qe ne date 9 Shtator te filloje transmetimi i edicionit te pare te spektaklit “Bailamos” nje prodhim televiziv i Guga Production, Tv Klan Plus e Klan Macedonia. Gjate vitit producenti Guga e kishte bere te qarte se eshte nje projekt shume voluminoz jo vetem ne burime njerezore por edhe ne kostot qe ky produksion te kishte. Miq te tij thone se kur e tha ne nje bisede mes miqsh, u duk si shenje deliruese kjo deshire qe Sokol Guga kishte por ata qe e njohin mire, thone se nuk guxon ta kundershtosh Gugen, pasi nese e ka vendosur ne koken e tij do te realizohet me doemos, parate ky njeri i “nxjerr nga dheu” per te realizuar ate çka do. Guga besonte ne nje enderr, ne nje enderr qe e dinte mire se do te realizohej dhe se nuk kishte kthim mbrapa. Bailamos eshte nje spektakel i madh, me shume staf, shume teknik, artiste, kengetare e kercimtare qe erdhen nga 20 shtete te ndryshme te Europes, nen moderimin e Sokol Guges dhe Albert Dumanit. Duket se edhe kete here intuita e Sokol Guges nuk gaboi, nje spektakel i shtrire per 4 jave gjate muajit Shtator ne nje transmetim te drejteperdrejte ne Tv Klan Plus e Klan Macedonia
Ne 9 Shtator, ora 21:00 do te jete nata e pare e spektaklit Bailamos, ku te gjithe shqiptaret do te ndjekin yjet e kercimit europian por edhe kengetaret me te mire shqiptare, nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia e Veriut.