Mbyll edicionin e 6-të festivali “Trojet Tona”


Mbyll edicionin e 6-të festivali “Trojet Tona” një organizim i Bashkisë Kamëz e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Rapsodë nga veriu i Shqipërisë, Tropoja, Burreli, Has, Mirditë, Kukës, Dibër, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e grupi polifonik “Tomorrica” e cila erdhi si e ftuar special në këtë edicion të 6. Spektakli u konceptua në dy netë, natën e parë kanë marrë pjesë rapsodët nga qyteti i Kamzës e natën e dytë të ftuarit nga trevat shqipfolëse. Festivali ishtë një bashkëpunim i Bashkisë Kamëz e Radio Televizionit Publik Shqiptarë i cili është edhe media partner i këtij edicioni. Ky edicion pritet të ketë shumë jehonë pasi mediat vizuale por edhe portalet kanë pasqyruar punën e mrekullueshme të drejtorisë së artit e kulturës por edhe të kryebashkiakut Rakip Suli. Pjesëmarrës shumë të njohur të fushës së rapsodisë morën pjesë në festivalin “Trojet Tona” ishin Jetmir Rexhepi nga Maqedonia e Veriut, Rexdhep Abdurrahmani, Lugina e Preshevës u përfaqësua me vëllezërit Emini, shumë të njohur në mbarë shqiptarinë për muzikën e tyre origjinale, por nga Shqipëria morën pjesë plot 20 rapsodë, ndër më të njohurit Sadri Marku (Qytetar Nderi i Pukës). Një organizim dinjitoz, një festival që mendohet se tashmë do të kthehet në traditë, e çka është shumë e rëndësishme është që ky projekt ka për qëllim të ruaj vlerën e folklorit shqiptarë. Ajo cka ra në sy, ishtë Sokol Guga i cili ishte kujdesur deri në detaj për këtë festival.