Ori: Momenti im i shkëlqimit


-Ori, këtë herë je e ftuar në një rubrikë të veçantë, “Alfabeti i personazhit” një formë interviste e re në Albania Showbiz, sepse duam të dimë pak më shumë rreth teje…je dakord besoj?

-Faleminderit shumë, sigurisht që jam dakord…!

-T’a nisim me A, si artist… Çfarë “emri” ka artisti brenda teje?

– Jam pak në botën time dhe ndjej një ajër kënaqësie sa herë këndoj. Them se Nancy Ayram eshte artistja që kam muzë e frymëzim.

-B, si besimi, është e vështirë që dikush të fitojë besimin tënd?

– Si natyrë jam tip që dua të njoh sa më shumë njerëz dhe më parë u kam dhënë besim njerëzve të gabuar. Problemi im është që nuk e them direkt nëse s’më pëlqen dikush apo diçka, vetem kur mbushet kupa, pasi dua që t’a kuptoj vetë gabimin tjetri. Me kalimin e kohës jam perpjekur të ndryshoj!

-D si Dashuria… Ka një emër konkret dashuria jote?

– Unë kam tre dashuri: familjen, muzikën dhe bukurinë(Qesh)) Bukurinë si koncept ë, të jemi të qartë…!

-E si eklipsi…Çfarë do dojë të eklipsoje të paktën për një moment në muzikë?

-Kaosin në muzikë. Ka filluar avash avash të pastrohet, ishalla i shkojnë deri në fund!

-F si fitorja… Cilën konsideron fitoren tënde më të madhe deri tani?

-Familjen, vajzat e mia! Ndërsa në muzikë akoma s’e kam arritur fitoren më të madhe, atë të cilën unë synoj.

-G si gëzimi… Cili ka qenë gëzimi më i madh që ke përjetuar deri sot?

-Kam shumë gëzime,por vajzat e mia janë qershia mbi tortë.

-I si intuitë… Në çfarë niveli e ke intuitën?

– Le te themi që nuk më kalon asgjë nën hundë edhe pse bëj si naive,për të parë deri ku shkon tjetri.

-J si Jeta… Çfarë do të doje të mos mungonte kurrë në jetën tënde dhe çfarë do të doje të mos e provoje kurrë në jetë?

– Janë dy: paqja dhe dashuria. Kam kaluar shumë momente të hidhura në jetë që se kisha menduar se do i kaloja. Besoj se me fatin nuk bëhet shaka, me atë që të sprovon Zoti duhet ta perballosh.S’kam provuar gjëra që dëmtojnë mua apo të tjerët. 

-K si këngë dhe klipe, sa këngë ke në treg dhe pse mendon se është e domosdoshme të shoqërohen këngët me klip?

– Kam dy klipe dhe po bët gati i treti. Megjithatë mendoj se suksesi nuk varet nga klipet por nga ajo që ti përçon përmes interpretimit!

-M si muzika… Sa të lidhur e shikon veten me muzikën?

-Jam e “varur”(Qesh). Një ditë mos të këndoj bëhem keq qofte dhe një orë në shtëpi!

– Të zë ndonjëherë frika se ndoshta ke investuar jo aty ku duhet?

– Jo! Kam pershtypjen që çdo gjë arrihet ngadalë, me hapa të vegjël por me suksese të mëdha. Thjesht pres momentin tim të shkëlqimit dhe do vijë shumë shpejt!

– N si ndërlikimi… Ti e di që ne jemi shumë kuriozë…Kërkesat e tua ndaj muzikës janë të ndërlikuara apo të thjeshta?

– Dua gjëra të bukura, që të pëlqehen nga publiku dhe të mund të përcillen ashtu siç duhet. Mund të duket e ndërlikuar,por është e thjesht fare!(Buzëqesh)

– P si parfumi… A janë parfumet pika jote e dobët? Cili është ai i momentit?

– Më ke prekur në tela. Shishe parfumi kudo nëpër shtëpi, Chanel is the best ♥️

– S si suksesi… cilin konsideron suksesin tënd më të madh?

– E thashë dhe më sipër, akoma s’e kam arritur atë sukses që unë kërkoj!

– Po S si seksi… Temë tabu për ty?

– Pooo, më pëlqen të vishem dhe ndihem seksi më atë që kam veshur!(Buzëqesh)

– Sh si shoqëria… Më kanë thënë se je tip shumë i shoqërueshëm. E vërtetë është? Sa e rëndësishme është ajo për ty?

– E vërtet! Nuk është se kam shumë miq, por  ata që i mendoj miq dua që  të jenë mirë, kudo që të jenë. 

-T si Tirana… Me cilin qytet të botës do ta ndërroje?

– Tirana mbetet Tiranë. Tirana ka kaos por ka dhe zhurmën që të rrëmben e të kenaq. 

– V si vite..sa vite eksperiencë mendon se të bëjnë të quhesh këngëtar apo kjo gjë nuk ndikon shumë?

– Sa më shumë vite aq më mirë. Edhe pse nëse je artist në shpirt, vitet janë thjesht numër!

– Z si zemra… Zakonisht ndjek më shumë zemrën apo arsyen?

-Jam ndërmjet të dyjave. Pendohem shpejt(Qesh)