Pas Prishtinës dhe Shkupit, Tirana do të vlerësojë humanistët me çmimin Nënë Tereza


E kemi ndjekur në rrjetet sociale të publikojë skenografinë e edicionit të 3-të të spektaklit madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili këtë vit do të jetë kryeqyteti shqiptar, Tirana që do të mirëpresë 12 shqiptarë të suksesshëm në vende të ndryshme në botës. Realizimi i spektaklit do të jetë Tetari Kombëtar i Operës dhe Baletit ku do të mirëpres artistë e biznesmenë të cilët e kanë lartësuar emrin e vendit nga vijnë, Shqipëri.
Padiskutim që do të jenë po ata bashkëpunëtorë besnikë që e kanë shoqëruar Gugën edhe në produksione të tjera si: skenografi i mirënjohur Bledar Gërcaliu, drejtori i fotografisë Olsi Tufa, mjeshtri i audios Andri Gjini, grafisti i talentuar Taulant Hyso, kryeredaktorja Fabjola Kuburi, drejtori i prodhimit Leko Gjermani, orkestruesi i talentuar Jusiald Xhani, kryekoordinatori Enea Trimi e deri tek regjisori Armelin Llanaj.
Sokol Guga shprehet se ky edicion do të jetë shumë i kushtueshëm financiarisht pasi per secilin personalitet do te ngrihet nje grup xhirimi për t’i xhiruar në vendet ku ata jetojnë.
Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të ketë edhe artistë të ftuar specialë të cilët do ti bashkohen këtij organizimi madhështor si balerinë, tenor, soprano, aktor, të cilët do të shoqërohem nga orkestra filarmonike. Një mbrëmje madhështore pritet të vij së shpejti në ekranin e televizionit kombëtar Klan Plus.
Nuk është konfirmuar ende nëse Sokol Guga do të ketë në krah një personalitet apo do të jetë i vetëm në prezantim.
Puna ka filluar e pritet të ndjekim hap pas hapi punën e producentit Guga!