Sokol Guga e Krist Nikolla takohen në Zvicër


Një takim vllazëror me biznesmenin e shit-blerjeve të pronave në Zvicër ka zhvilluar producenti Sokol Guga i cili është duke zhvilluar një tur dy ditor me afaristët e suksesshëm në Zvicër.
Krist Nikolla është një emër mjaft i njohur në qarqet e biznesit në Zvicër ku kompania e tij e pasurive të paluajtshme qarkullon miliona franga zvicerane.
Kujtojmë që afaristi Krist Nikolla, u nderua në edicionin e 8 të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë 2022” në teatrin Kombëtar të Operes dhe Baletit ku u prezantua nga avokatia e njohur shqiptare Eni Cobani.


Shihet ne foto producenti Guga duke biseduar me biznesmenin Krist Nikolla rreth spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”
Stafi realizues pohon se Z. Nikolla është ndër biznesmenët e suksesshëm në botë të cilët do të nderohen me cmimin e madh Nënë Tereza.
Takimi ka zgjatur disa orë, ku duket se ata kanë kaluar mjaft mirë në shoqërinë e njëri tjetrit.