Paskuqani “vishet”me “Tingujt e liqenit” një organizim aq i bukur në 1 maj


“Tingujt e liqenit” organizimi që dhuroi harmoni në Ditën e Punëtorëve në Paskuqan

Drejtoria e kulturës në Bashkinë Kamëz “Artan Çuku” tashmë e ka kthyer në traditë këtë mini koncert për qytetarët e Paskuqanit, Bathores, Kamzës, Babrru, Laknas, Zallher, Zallmner me artistët më të njohur si Dardan Pepkolaj, Lirim Hoxha, e madhja Vera Laci, Fatmir Toca të cilët kanë dhuruar mbrëmje muzikore për të gjithë dashamirësit e këngës qytetare e popullore.

Drejtoresha e kulturës Rigelsa Gupe shprehet e kënaqur që ky angazhim tashmë po kthehet në traditë duke e zgjeruar aktivitetin edhe në pedonalen e Bathores, një tjetër investim i kryetarit të bashkisë Z. Rakip Suli.

Sukses i jashtëzakonshëm këtë mbrëmje buzë liqenit të Paskuqanit, në një pedonale mbushur me dashamirës, duke shijuar tingujt e muzikës së liqenit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *